E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Shkarkohet drejtori i policisë në Durrës/ Afrim Tafa u pezullua pas aksidentit tragjik në zonën e ish-Kënetës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.

Sipas kryepolicit, arsyeja e këtij vendimi lidhet me performancën e dobët në ushtrimin e detyrës.

Më herët, Tafa ishte pezulluar nga detyra së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, pas aksidentit tragjik në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ngjarja kishte ngritur shqetësime për reagimin e strukturave policore dhe mënyrën e trajtimit të denoncimeve nga banorët e zonës.

InfoShqip