E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Shtetasi i Turqisë tentoi të udhëtoj me pasaportë të falsifikuar – arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Turqisë, pasi i njëjti tentoi të udhëojë me pasaportë që dyshohet se është e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:30 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti me anëtarët tjerë të familjes ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë- Shtutgard, duke prezantuar dokumentet –pasaportat që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

InfoShqip