Sot kanë hyrë në fuqi çmimet e reja maksimale të derivateve në Kosovë për datën 07.05.2026, të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit të MINTI-t, nafta (dizeli) do të shitet me 1.69 euro për litër, benzina me 1.51 euro për litër dhe gasi me 0.81 euro për litër.
Në krahasim me ditën e djeshme, është shtrenjtuar vetëm benzina, e cila ka pësuar rritje prej 1 centi për litër, ndërsa çmimet e naftës dhe gasit kanë mbetur të pandryshuara.
Këto çmime do të jenë në fuqi për sot, ndërsa do të fillojnë të zbatohen nga ora 10:00.
Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët që hasin parregullsi në treg mund të paraqesin ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare, përfshirë adresën elektronike dhe numrin e telefonit të dedikuar për mbrojtjen e konsumatorit. /Telegrafi/
