
Situata brenda Real Madrid po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit, me një tjetër incident serioz mes Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga Diario As, Valverde ka vazhduar ta akuzojë Tchouamenin se ka “rrjedhur në media” detaje rreth përleshjes së tyre të djeshme.
Mesfushori francez, sipas burimeve, i ka kërkuar vazhdimisht në mënyrë të qetë që të ndalojë akuzat, por Valverde ka vazhduar pa u ndalur, duke e përshkallëzuar situatën, përcjell Gazeta Express.
Raportohet se disa lojtarë të skuadrës kanë tentuar të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën dhe për të ndalur konfliktin verbal, por pa sukses. Në gjithë këtë tension, trajneri Alvaro Arbeloa nuk ka ndërhyrë në momentin kritik të ngjarjes.
Në fund, situata ka eskaluar në përleshje fizike mes dy lojtarëve, e cila përfundoi me Valverden të rrëzuar gjatë incidentit, duke e bërë ngjarjen edhe më të rëndë për dhomën e zhveshjes së Real Madridit.
Ky incident vjen në një moment jashtëzakonisht delikat për klubin, i cili tashmë po përballet me tensione të shumta të brendshme para ndeshjeve vendimtare të sezonit.
/Gazeta Express
The post Si filloi e gjithë përleshja mes Valverdes dhe Tchouamenit? Mediat spanjolle sjellin detajet appeared first on Gazeta Express.
