E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten

2324r43tr4

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha se një Këshill Prokurorial, që ka integritet dhe pavarësi, nuk e ka shefe Presidenten.

“Një Këshill Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, e para nuk e ka shefe Presidenten e Kosovës, nuk është e lejuar me Kushtetutë. Presidentja e Republikës së Kosovës ka vetem një kompetencë formale, për të aprovuar rekomandimin e Këshillit, qoftë për zgjedhjen e kryeprokurorit apo prokurorëve të tjerë” tha Smakiqi.

Sipas tij, Kurti dhe Osmani nuk e dekreduan rekomandimin e Këshillit të kaluar për emrin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

“Shkaktar ka qenë ndërhyrja politike e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që në mënyrë të paprecendentë nuk e dekretoi rekomandimin e ish-Këshillit Prokurorial për Blerim Isufajn që kishte fituar në konkurs dhe në bazë të procedurave që ka Këshilli Prokurorial”, tha ai.

Sipas avokatit, kur kemi një ndërhyrje politike direkte nga një Kryeministër dhe Qeveri që i etiketon prokurorët, atëherë në këtë fazë duhet të shtyhet dhe të mos shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit për të treguar ky Këshill i ri integritet dhe pavarësi që të mos ketë ndikime politike”, u shpreh ai.

The post Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip