Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Ura e Lizës, në afërsi të një banese.
Sipas informacioneve të policisë një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje të mëtejshme mbi atë që ka ndodhur.
