E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Tensionet në Ferma Vip, Moza u përgjigjet akuzave të vajzave

Tensioni

Tensione dhe debate të forta ka pasur gjatë këtyre ditëve në Ferma Vip.

Një fjalë e Mozës, e cila gjatë qëndrimit tek Fakiri me një pjesë tjetër të fermerëve, i ka thënë Olës dhe Gresës “do u heq të mbathurat dhe do u nxjerr si u ka bërë nëna” ka shkaktuar reagime të forta.

Në atë moment, vajzat e kanë kaluar me të qeshur këtë moment, por më pas kanë pasuar  me një sërë debatesh.

Ola, kundërshtoi veprimet e Mozës, duke deklaruar se kjo nuk është loja që duhet të shfaqet mes kamerave.

“Kur i shoh më jep neveri. Unë nuk prek njeri me dorë. Unë nuk kam asnjë gjë me Mozën si Moza, por me atë që përfaqëson këtu. Te më zhveshë mua para 200 kamerave. Se kush është arsyeja për të denigruar nuk e di. Unë qesh kur jam në hall, se po më çkalloj truri unë nuk di se çfarë bëj. Nëse kjo është loja, atëhere unë që nesër I marr të gjithë me fshesë para”, tha Ola.

Ndërsa Gresa shtoi:

“Unë nuk jam aq e ligë sa Moza. Unë dhe Ola ja dalim edhe pa mbrojtje. Mua Moza më ka ofenduar shumë herë. Unë jam para kamerave dhe shihem si i përballoj situatat”, tha Gresa.

Moza, në përgjigjen e saj, shpjegoi kuptimin e fjalës së thënë.

“I vetmi person që nuk po qeshte jam unë. Këto të dyja po shkriheshin së qeshuri. Unë vendosa të bëj një spektakël, se po të doja tu hiqja të mbathurat, ja u kisha hequr e nuk u thosha. Kur vjen puna për të ngacmuar, ngacmohen shumë rëndë. Ishte një spektakël komik. Nëse sdoni një spektakël, mos ma zini emrin në gojë”, tha Moza.

The post Tensionet në Ferma Vip, Moza u përgjigjet akuzave të vajzave appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip