E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Tragjike në Durrës/ Makina përplas për vdekje dy fëmijë, një 8-vjeçar rëndë në spital

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në lagjen nr.15 në Durrës.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur tre fëmijë të vegjël, ku dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i automjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Sipas të dhënave paraprake, vogëlushët ishin ulur në anë të rrugës, kur makina është drejtuar drejt tyre, duke shkaktuar ngjarjen tragjike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës./abcnews.al

InfoShqip