Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se presidenti i Kinës ka rënë dakord të mos i ofrojë Iranit asnjë pajisje ushtarake.
Eksperti Xhavit Shala deklaroi se pavarësisht sfidave të brendshme, Xi Ping po konsolidon pozitat e tij brenda Kinës, ndërsa zhvillimet me Trump kanë ndikuar në mënyrën se si interpretohen marrëdhëniet SHBA–Kinë. Shala theksoi se Kina dëgjoi nga Trump ‘atë që donte’, pasi presidenti e cilësoi SHBA-në dhe Kinën si dy superfuqi globale.
“Nuk ka qenë në stilin e diplomacisë kineze kjo mënyrë komunikimi. Tajvani duhet të ruhej paqja në ngushticën e Tajvanit, por s’kanë qenë me terminologji kaq luftarake, që nëse ne nuk shohim mirë mund të kemi problem.
Xi Jinping, pavarësisht problemeve në vendin e vet, ai po fiton terren brenda Kinës. Ishte një nga surprizat: Donald Trump e hapi këtë çështje, ku tha se do të fliste për armatimet dhe bllokoi një blerje prej 10–12 miliardë dollarësh; këtë kinezët e interpretuan si pazar të Trump, por ishte një mënyrë domethënëse. Trump i tha se ne dhe Kina jemi dy superfuqi dhe kjo ishte ajo që donte Kina.”
Eksperti Ledjon Krisafi deklaroi se gjuha e Kinës për Tajvanin lidhet ngushtë me politikën e forcës dhe me mënyrën e qasjes së administratës amerikane, veçanërisht të Trump. Krisafi theksoi gjithashtu se Pekini synon të thyejë “zinxhirin e ishujve” me prani ushtarake amerikane dhe se çështja e Tajvanit mbetet një pikë e ndjeshme e gjeopolitikës globale, me hamendësime se Kina mund të bëjë lëvizje ndaj Tajvanit.
“Gjuha e Kinës për Tajvanin lidhet me personin që kishin përballë, pra me Trump. Mënyra sesi Trump funksionon është një politikë e forcës dhe kinezët mendojnë se duhet t’i përgjigjen me forcë. Amerikanët nuk kanë konfirmuar asnjëherë që do ta mbrojnë në rast lufte Tajvanin. Kinezët po mundohen të parapërgatiten dhe, në rast se kinezët bëjnë një lëvizje në Tajvan, SHBA të mos ndërhyjë.
Kina duhet të thyejë zinxhirin e ishujve ku janë bazat amerikane dhe, për të qenë një fuqi e madhe, duhet ta thyejë zinxhirin duke marrë Tajvanin. 2027 thonë se do të jetë viti ku Kina do të sulmojë Tajvanin. Xi Jinping ka thënë se Tajvani do të bëhet pjesë e Kinës dhe këtë gjë do ta bëjë brenda moshës së tij biologjike. Kina mund të bëjë një lëvizje ndaj Tajvanit dhe politika e jashtme është shumë e matur.”
