
Gjatë një fjalimi në samitin e biznesit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump tha me shaka se do të largohet nga detyra pas 8-9 vjetësh, gjë që shkaktoi reagime nga publiku.
Komentet e tij erdhën pas një uljeje të taksave të miratuar nga administrata, që u lejon bizneseve të përfitojnë zbritje të ndjeshme për shpenzimet në impiante të reja, pajisje dhe investime kapitale gjatë vitit të parë.
“Kur të dal nga zyra, le të themi, pas tetë ose nëntë vjetësh, do të jem në gjendje të mund të përfitoj edhe vetë nga kjo masë”, tha Trump.
Përveç kësaj, Presidenti bëri shaka për moshën e tij, duke theksuar se nuk e konsideron veten të vjetër.
“Tani, sigurisht, unë nuk jam më i moshuar. Jam shumë më i ri se një i moshuar! Është e vërtetë. Ndihem njësoj siç ndihesha 50 vjet më pare. Sipas mendimit tim, kushdo që kandidon për president ose zëvendëspresident duhet të bëjë teste njohëse dhe asnjë president nuk ka bërë ndonjëherë një të tillë përveç meje. Kam bërë 3 prej tyre dhe i kam kaluar me sukses të gjitha”, tha Trump.
Donald Trump nuk është hera e parë që e prek publikisht temën e një mandati të tretë presidencial. Ai ka bërë deklarata ose aludime të tilla edhe më parë gjatë fjalimeve dhe intervistave./vizionplus.tv
