
Në njoftimin e tij, Trump thotë se takimi, në të cilin ishin të pranishëm edhe Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, shkoi “shumë mirë”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar atë të mbrohet nga Hezbollahu”, shkruan ai.
Ai thotë se ishte një “nder i madh” të ishte pjesëmarrës në këtë “takim shumë historik” dhe thotë se mezi pret të presë Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Libanez Joseph Aoun në të ardhmen.
The post Trump thotë se SHBA-të do të bashkëpunojnë me Libanin për të “mbrojtur veten nga Hezbollahu” appeared first on Gazeta Express.
