E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

VIDEO/ Tërmet i fortë në Kinë, viktima dhe të plagosur! Mijëra të evakuuar, ndërtesa të shembura

Chinaearthquake Xrm 712x400

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi rajonin Guangxi në jugperëndim të Kinës gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe evakuimin e më shumë se 7 mijë banorëve në qytetin Liuzhou.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për probleme dhe ndërprerje në transport.

Tërmeti goditi qytetin Liuzhou në orën 00:21 sipas kohës lokale, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.

Televizioni shtetëror CCTV raportoi se viktimat janë një çift bashkëshortësh, një burrë 63-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare.

Sipas CCTV dhe Xinhua, deri tani janë konfirmuar dy viktima, ndërsa një person rezulton i zhdukur. Katër persona të tjerë janë dërguar në spital, por fatmirësisht pa lëndime që rrezikojnë jetën.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se 13 ndërtesa u shembën në orët e para të mëngjesit.

InfoShqip