E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Vidhet pjesa e brendshme e dy trafove në objektin e Trepçës, në vlerë 60-80 mijë euro

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në objektin e Trepçës.

Rasti ka ndodhur më 1 maj 2026 në ora 08:05.

“Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë 01.05.2026 – 08:05. Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro”, thuhet në raport.

Policia po heton rastin. /Telegrafi/

InfoShqip