E martë, 05 Maj 2026
Lajme

WhatsApp me dizajn të ri

Image

Testet më të fundit tregojnë se WhatsApp po përgatit një ridizajnim të madh, duke sjellë një pamje të quajtur “Liquid Glass” (xham i lëngshëm), e cila pritet të vijë së shpejti.

Në fund të vitit 2025, versioni beta i aplikacionit paralajmëroi një ndryshim të plotë vizual, i përshtatur me gjuhën e dizajnit “Liquid Glass” që Apple ka filluar ta përdorë në versionet më të reja të iOS.

Përdoruesit kanë raportuar ndryshime në elemente të vogla të ndërfaqes, si dhe në ekranin kryesor të bisedave.

Sipas raportimeve, WhatsApp është pranë publikimit të këtij dizajni të ri brenda vetë bisedave. Ndër ndryshimet kryesore janë një shirit “lundrues” për shkrimin e mesazheve dhe një shirit navigimi transparent.

Megjithatë, këto ndryshime ende nuk janë të disponueshme për të gjithë përdoruesit, madje as për të gjithë përdoruesit beta. Kompania Meta duket se po e shpërndan përditësimin gradualisht, ndaj mund të kalojë kohë derisa të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Në përgjithësi, ky ridizajnim fokusohet kryesisht në pamjen vizuale – me elemente transparente, efekte “xhami” dhe animacione më të buta – pa ndryshuar funksionet bazë të aplikacionit. /Telegrafi/

InfoShqip