Met Gala, një ngjarje vjetore në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, vazhdon të mbledhë elitën botërore, por disa persona të famshëm kanë refuzuar publikisht të marrin pjesë ose kanë kritikuar konceptin e saj.
Sipas raportimeve të People, i vetmi person që është ndaluar në mënyrë të qartë nga pjesëmarrja në Met Gala është Donald Trump.
Anna Wintour në vitin 2017, në emisionin e James Corden, kur u pyet se kë nuk do ta ftonte më kurrë, u përgjigj shkurt: “Donald Trump”.
Foto: EPA-EFE
Ndër ata që nuk duan më të marrin pjesë është Jack Schlossberg, nipi i vetëm i John F. Kennedy dhe Jackie Kennedy Onassis.
Ai në vitin 2025 deklaroi se më parë e kishte shijuar Met Gala-n, por për shkak të gjendjes në vend dhe në botë nuk planifikon të kthehet më.
Në një postim në rrjetet sociale tha: “Nuk është koha për festa të tilla”.
Tina Fey në vitin 2015 e quajti mbrëmjen gala “paradë budallenjsh”, pasi kishte marrë pjesë në edicionin e vitit 2010.
Donald Trump
Zayn Malik tha se preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të bëjë diçka të dobishme sesa të paraqitet në tapetin e kuq me veshje të shtrenjta, ndërsa Amy Schumer e përshkroi eventin si shtirje dhe shfaqje ekstreme të teprimit.
Lili Reinhart pas Met Gala 2022 kritikoi Kim Kardashian për dietë ekstreme për të hyrë në fustanin e Marilyn Monroe dhe më pas tha se nuk pret më ftesë.
Tim Gunn ka pohuar se ishte hequr nga lista e të ftuarve për shkak të një konflikti me Anna Wintour, ndërsa Demi Lovato e përshkroi përvojën e vitit 2016 si aq të pakëndshme saqë pas saj shkoi në një takim të Alkoolikëve Anonimë.
Edhe pse disa prej tyre më vonë janë kthyer sërish, të përbashkët kanë faktin se Met Gala e kanë përshkruar si një spektakël të mbyllur, pretencioz dhe në thelb të zbrazët të të famshmëve. /Telegrafi/
