E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Zëvendëskryeprokurori Salihu: Numri i madh i lëndëve mund të ndikojë në cilësinë dhe kohëzgjatjen e hetimeve

Screenshot 2026 05 08 223758

Zëvendëskryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Arianit Salihu, në emisionin “Tempus” të “Betimit për Drejtësi”, ka folur për numrin e madh të lëndëve me të cilat përballen prokurorët.

Sipas Salihut, kjo ngarkesë mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e hetimeve.

“Numri i madh i lëndëve me të cilat ballafaqohen prokurorët mund të ndikojë në cilësinë dhe kohëzgjatjen e hetimeve. Por po ashtu mund të ketë edhe një impakt negativ në aspektin kohor të trajtimit të rasteve”, është shprehur Salihu.

Tutje, ai tha se kjo situatë mund të sjellë edhe mungesë të vëmendjes dhe gabime procedurale.

“Së pari, kur një prokuror menaxhon disa dosje njëkohësisht, koha që ia kushton një rasti minimizohet. Mund të ketë hetime jo të filluara mirë, mungesë të vëmendjes, si dhe gabime procedurale dhe meritore”, ka thënë Salihu.

Gjithashtu, ai theksoi se mbingarkesa e prokurorëve ndikon edhe në perceptimin e publikut për sistemin prokurorial.

“Mbingarkesa e prokurorëve me lëndë ndikon në vonesa procedurale, pastaj edhe në perceptimin e publikut ndaj sistemit prokurorial”, ka përfunduar Salihu.

The post Zëvendëskryeprokurori Salihu: Numri i madh i lëndëve mund të ndikojë në cilësinë dhe kohëzgjatjen e hetimeve appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip