Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi Dani Carvajal nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.
Kapitenit i skadon kontrata në fundin e sezonit ndërsa janë pajtuar me gjigantin madrilen që t’i ndajnë rrugët.
Real Madridi përmes një komunikate zyrtare falënderoi gjashtë herë fituesin e Ligës së Kampionëve.
“Real Madridi dhe kapiteni ynë Dani Carvajal janë pajtuar t’i japin fund kësaj epoke të mrekullueshme në fundin e sezonit. Reali dëshiron ta falënderoj një nga legjendat më të mëdha të klubit dhe botës së futbollit”, thuhet në komunikatë.
Carvajal është pjesë e Realit që prej vitit 2002, ku ka mbrojtur fanellën galaktike për 23 sezone, ndërsa fitoi plot 27 tituj.
Ndërkohë, ai zhvilloi 450 ndeshje zyrtare, ku shënoi 14 gola në proces./Telegrafi
