E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

KQZ mban mbledhje, shqyrtohen përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme

Kqz 853x480 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se sot, duke filluar nga ora 18:00, do të mbahet mbledhja e radhës , në të cilën do të shqyrtohen dhe vendosen çështje që lidhen me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se në rend dite janë paraparë disa pika që kanë të bëjnë me organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit, gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026. Po ashtu, në agjendë është edhe shqyrtimi i rekomandimit për numrin e votuesve në Qendrën e Votimit në përfaqësinë diplomatike në Frankfurt.

Mbledhja do të mbahet në zyrat e KQZ-së në Prishtinë.

1 17 400x600

The post KQZ mban mbledhje, shqyrtohen përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip