E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Llixhat e Elbasanit zhvillojnë ekonominë/ Ujërat termale tërheqin mijëra vizitorë nga Kosova e Maqedonia e Veriut

Turizmi shëndetësor po kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në qarkun e Elbasanit.  Llixhat e Treganit në Elbasan nga viti në vit po kthehen në një ndër destinacionet më të frekuentuara në të gjithë Shqipërinë e më tej, për vlerat kurative që mbartin.

Edhe ky sezon e gjen fshatin të mbushur me vizitorë nga vende të ndryshme që rikthehen t’i frekuentojnë vazhdimisht. Këtë vit vihet re një rritje e numrit të qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë në ujërat termalë, pasi thonë se kanë ndjerë përmirësime në shëndet.

Besnikë të llixhave mbeten shtetasit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që rikthehen çdo vit.

Ka edhe nga ata që kanë më shumë se 25 vite që kthehen rregullisht në këtë vend.

Llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës por gjithashtu kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha romake.

Gjatë një viti numri i vizitorëve sipas të dhënave arrin deri në 30 mijë./abcnews.al

InfoShqip