E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spital profesor Luan Pirdeni! Arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

A 144 684x400

Ka ndërruar jetë në spital profesor Luan Pirdeni, pasi është aksidentuar ditën e sotme.

Bëhet me dije se Profesor Pirdeni është përplasur nga një makinë mesditën e sotme në afërsi të rrugës “Bardhyl”.

Profesor Pirdeni është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Sejdi Milla.

Njoftimi:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

InfoShqip