E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Detaje nga plagosja e policit në mes të natës, gjenden 7 gëzhoja në vendngjarje, arma e shërbimit dërgohet për ekspertim

Plagosja Shkoze 719x400

Efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një atentati të ndodhur pak pas mesnate në zonën e Shkoza.

Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të sulmit, si edhe disa persona të tjerë të dyshuar për bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se në vendngjarje është qëlluar me dy armë zjarri, ndërsa janë sekuestruar 7 gëzhoja. Arma e shërbimit të efektivit Kumaraku është dërguar për ekspertim për të verifikuar nëse ai ka qëlluar gjatë ngjarjes.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se objektiv i atentatit dyshohet të ketë qenë një fqinj i efektivit, me të cilin ai ndodhej në momentin e sulmit. Ky person rezulton të ketë qenë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por dyshohet se e kishte thyer atë në kohën kur ndodhi ngjarja.

Sipas të dhënave paraprake, dy vëllezërit e shpallur në kërkim kishin pasur konflikt me këtë person për një çështje borxhi. Mësohet se disa muaj më parë, ai i kishte dhunuar fizikisht për shkak të konfliktit.

Hetuesit dyshojnë se atentati mund të ketë qenë akt hakmarrjeje ndaj fqinjit të efektivit, por gjatë të shtënave është plagosur polici Anxhelo Kumaraku.

/vizionplus.tv

InfoShqip