Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Arbeloa flet për fishkëllimat, për lojtarët, për gjasat për titull dhe për të ardhmen e tij

Pas suksesit ndaj Alavésit, Álvaro Arbeloa e ka analizuar paraqitjen e Real Madridit, duke i pranuar vështirësitë e ndeshjes, e ardhur në një moment delikat pas zhgënjimit evropian.

 “Vinim nga një zhgënjim i madh, nuk ishte një ndeshje e lehtë. Tani duhet të mendojmë për udhëtimin në Sevilla kundër një kundërshtari të madh dhe në një stadium të vështirë”, shpjegoi ai, përcjell “Gazeta Express”.

Sa i përket temës më të nxehtë, asaj të raportit mes Vinícius Júnior dhe publikut të Bernabéut, Arbeloa e mbrojti lojtarin e tij.

“Nuk është hera e parë që ndodh. Vinícius punon gjithmonë me shumë përkushtim edhe në vështirësi. Ka guxim dhe e ndien fanellën. Më pëlqen kur publiku e duartroket.”

Ai po ashtu besim total te Eduardo Camavinga, i përshkruar si “lojtar me personalitet të madh”, dhe menaxhim i kujdesshëm për Jude Bellingham: “Vjen nga një dëmtim, nuk duam ta rrezikojmë.”

Në fund, për garën për titull Arbeloa e mban të njëjtën linjë: “Për sa kohë matematika e lejon, duhet të besojmë. Çdo ndeshje ka rëndësi”.

Dhe për të ardhmen e tij e mbyll shkurt: “Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me mua, ka rëndësi vetëm Real Madridi.” /Gazeta Express

The post Arbeloa flet për fishkëllimat, për lojtarët, për gjasat për titull dhe për të ardhmen e tij appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip