Wednesday, 22 April 2026
Lajme

E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve, 27-vjeçarja ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodër, ku një 27-vjeçare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj.

E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore dhe sigurimin e gjakut të grupit 0 negativ. Apeli për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe media, duke mobilizuar qytetarë të shumtë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe gatishmërisë së qytetarëve për të dhuruar gjak, 27-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe në opinionin publik, ndërsa familja e saj po përballet me një humbje të rëndë. Mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti janë shprehur nga komuniteti në këtë moment të vështirë.

/vizionplus.tv

InfoShqip