E premte, 01 Maj 2026
Lajme

Lladrovci përgëzon Luan Haradinajn për martesën me Anilën: Paçi lumturinë!

IMG 6140

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Luan Haradinajn, djalin e Shkëlzenit, me rastin e martesës.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

I nderuar të marr pjesë në gëzimin e madh të Haradinajve, në dasmën ku Luani po e kurorëzon dashurinë e tij me Anilën.

Emri i heroit Luan Haradinaj po lartësohet e përtërihet me jetën e re, në Kosovën e lirë, si amanet i heronjve tanë për të qëndruar e për ta gëzuar jetën përgjithmonë në atdhe.

Përgëzimi në këtë dasëm emblematike të Luanit të ri, me emocion të veçantë shkon për Nënën Rukë, e cila qëndroi stoike përball humbjeve të mëdha dhe sakrificave të familjes për çlirimin e Kosovës.

Me Nënën Rukë, Selimin dhe Pjerinin, një foto që përcjell nderimin, gëzimin dhe urimin tonë më të sinqertë për Haradinajt, për Luanin e ri dhe Anilën, paçin lumturinë!

https://www.facebook.com/share/p/18Qc5wqRde/?mibextid=wwXIfr

The post Lladrovci përgëzon Luan Haradinajn për martesën me Anilën: Paçi lumturinë! appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip