E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, kamioni përplas këmbësorin

Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

InfoShqip