E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Me 1 mijë fara kanabisi në makinë/ Tiranë, pranga 66-vjeçarit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 66-vjeçar, të cilit u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij.

Gjatë këtij operacioni, tek Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K,  në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa.

“Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis sativa”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

InfoShqip