E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Kapet nga Policia shqiptare 23-vjeçari nga Franca i kërkuar ndërkombëtarisht për prodhim dhe shitje të drogës, do të ekstradohet në Kosovë

686489949 1381280337370641 8132543387437899627 N 1

Policia Shqiptare e ka arrestuar në pikëkalimin kufitar në Muriqan – që është një nga vendkalimet kryesore tokësore midis Shqipërisë dhe Malit të Zi – një 23 vjeçar me inicialet E.M, i cili do të ekstradohet në Kosovë.

I riu, banues në Francë, ishte në kërkim ndërkombëtar, siç njoftoi Policia e Shqipërisë.

“Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Francë”, thuhet në njoftim.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “prodhim dhe shitje tëlëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

The post Kapet nga Policia shqiptare 23-vjeçari nga Franca i kërkuar ndërkombëtarisht për prodhim dhe shitje të drogës, do të ekstradohet në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip