
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Kënetës, në Durrës të Shqipërisë, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 8–13 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tjetri, i moshës 8-vjeçare, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje, ku automjeti që lëvizte me shpejtësi i ka përplasur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
The post Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë appeared first on Gazeta Express.
