
Gjykata e Lartë ka ndryshuar pjesërisht kriteret për caktimin e paraburgimit.
Sipas praktikës së re unifikuese, gjykatat duhet të marrin parasysh personalitetin e personit të dyshuar kur vendosin masën “arrest në burg”. Izolimi nuk duhet të bazohet thjesht te natyra e veprës penale, por te rreziqet konkrete që paraqet i pandehuri nëse lihet me një masë më të butë.
Një tjetër ndryshim është se gjykata e faktit tani ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka zgjedhur masa më të lehta sigurie, si detyrimi i paraqitjes apo arresti në shtëpi. Më parë kërkohej vetëm arsyetimi për vendosjen e arrestit në burg.
Gjithashtu, edhe prokurori duhet të argumentojë pse kërkon një masë kufizuese të lirisë dhe jo një alternativë më të butë në kërkesën që paraqet në gjykatë dhe hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare.
