E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Vrasja e ish-missit në Zvicër: Zbardhen detaje tronditëse

Misi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ish-finalistes së Miss Zvicra 2007, Kristina Joksimovic, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Zvicra.

Sipas mediave zvicerane, bashkëshorti i saj, 41-vjeçari Marc Rieben, akuzohet për vrasjen e 38-vjeçares pas një konflikti të ashpër familjar, i lidhur me procesin e divorcit, kujdestarinë e fëmijëve dhe çështje financiare.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkurt të vitit 2022, në Binningen, pranë Bazeli. Sipas hetimeve paraprake, gjatë një përplasjeje fizike, i dyshuari dyshohet se e ka kapur viktimën nga fyti dhe më pas e ka mbytur.

Autoritetet bëjnë me dije se pas krimit, i dyshuari ka tentuar të fshehë gjurmët përmes veprimeve të rënda për zhdukjen e trupit, duke përdorur mjete prerëse dhe pajisje të ndryshme shtëpiake. Po ashtu, raportohen përpjekje për eliminimin e provave përmes substancave kimike.

Misi 2 800x600

Raporti mjeko-ligjor ka hedhur poshtë pretendimet për vetëmbrojtje, duke konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë mbytja. Prokuroria e përshkruan sjelljen e të dyshuarit pas ngjarjes si të ftohtë dhe pa shenja pendese, ndërsa janë ngritur edhe dyshime mbi gjendjen e tij të shëndetit mendor.

Misi 3

Trupi i viktimës u gjet më vonë nga familjarët në ambientet e lavanderisë së banesës, ndërsa policia sekuestroi prova materiale që lidhen me ngjarjen. Rasti konsiderohet ndër më të rëndët kriminalë të viteve të fundit në Zvicër.

Kristina Joksimovic kishte marrë pjesë në “Miss Zvicra” në vitin 2007 dhe më pas ishte angazhuar si trajnere në fushën e modelimit. /GazetaExpress/

The post Vrasja e ish-missit në Zvicër: Zbardhen detaje tronditëse appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip