E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

“Prioritet, njerëzit ‘pa zë’”, Endri Shabani: 2000 ankesa në vit tek ‘Avokati i Popullit’, edhe nga Beqja, Meta dhe Veliaj

Avokati i Popullit, Endri Shabani i ftuar në Real Story tha se prioritet i institucionit që përfaqëson janë personat pa zë, përfshirë të burgosurit me aftësi të kufizuara dhe ata me probleme mendore.

Ai tha se edhe rastet e figurave publike si Beqaj, Ilir Meta dhe Erion Veliaj janë trajtuar si ankesa të zakonshme dhe sipas procedurave ligjore. Shabani theksoi se gjatë një viti janë regjistruar rreth 2000 ankesa dhe janë konstatuar shkelje nga ana e policisë në rastin e protestave të ‘Shqipëria Bëhet’.

“Të burgosurit VIP kanë zë; shqetësim dhe prioritet janë ata që nuk kanë zë, personat me aftësi të kufizuara, ata me probleme mendore. Edhe për Beqajn, Ilir Metën dhe Veliajn kanë sjellë ankesa tek Avokati i Popullit dhe janë trajtuar si çdo shtetas. Unë jam betuar përpara Kushtetutës për t’i shërbyer qytetarëve dhe nuk është synimi të bind partitë politike; qëllimi është të mbrojë të drejtat e qytetarëve.

Ne kemi marrë 2000 ankesa gjatë një viti; dy nga aktivistët e “Shqipëria Bëhet” janë marrë në hetim, janë konstatuar shkelje nga ana e policisë dhe është trajtuar partia në fjalë si çdo qytetar shqiptar.”   / abcnews.al /

InfoShqip