E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës

G 5

Eshtrat e së paku dy personave që besohet se u përkasin të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë janë gjetur të enjten në Mitrovicë.

“Me urdhëresë të gjykatës është bërë gërmimi dhe janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit për të cilët besohet se i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellë në  Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së.

The post Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip