E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Bardhi eleminon Asllanin/ Një shqiptar fiton duelin me shqiptarin tjetër në kupën turke

Atmosfera në nisje ishte e mrekullueshme.

Të tillë tifozët në stadiumin e Beshiktashit, që shpresonin që ekipi i tyre i zemrës të arrinte finalen e Kupës së Turqisë, ndërsa përballë ishin dy shqiptarë, Kristian Asllani I kombëtares së Shqipërisë, dhe Enis Mardhi, pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, që luante për Konjasporin.

Mesfushori kuqezi ishte titullar, ashtu si edhe Bardhi, dhe e vërteta është që u tregua shumë aktiv.

Mori pjesë në shumë aksione të të vetëve, e madje kërkoi penallti që në minutën e 20-të, pretendim që nuk u konsiderua i drejtë nga gjyqtari.

Në një gjysmëfinale të vështirë, që u duk se I doli nga duart arbitrit kryesor, vendasit bënë më shumë dhe Asllani ishte thuajse I kudondodhur, ndonëse jo gjithmonë binte në sy.

Më kryesorja ishte që kishte fituar besimin e trajnerit të Beshiktashit, dhe që mori pjesë në ndërtimin e shumicës së aksioneve.

Në fushë qendroi për 83 minuta, aspak keq, duke provuar edhe vetë që të shënonte.

Për fat të keq, nuk qe i saktë.

Fatkeqësia u bë e plotë në sekondat e fundit, pikërisht në minutën e pestë shtesë, kur Konjaspori realizoi një kundërsulm dhe fitoi penallti.

Vendim i diskutueshëm i arbitrit, por i pakundërshtueshëm.

Ishte pikërisht Enis Bardhi, shqiptari I Maqedonisë, që vulosi shifrat 1-0.

Konjaspor kualifikohet në finale dhe pret rivalin, që do të përcaktohet sonte në gjysmëfinalen Gençlerbirligi-Trabzonspor.

Pra, Bardhi mund të ketë përballë një tjetër shqiptar në duelin për trofeun e Kupës, Ernest Muçin./abcnews.al

InfoShqip