E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

IMG 4095

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Arkëmorti mbërriti në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Homazhet në nder të figurës së njohur publike kanë nisur tashmë, ndërsa në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore.

Në orën 12:30 është parashikuar ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, e cila do të zhvillohet me protokoll shtetëror.

The post Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip