E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Situata e Olës me Arbanën, Ermali: Kam 25 vjet në televizion, hera e parë që ndodh kjo

Image

Opinionisti i spektaklit Ferma VIP, Ermal Mamaqi, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas incidentit mes Fabjola Elezajt dhe moderatores Arbana Osmani.

Në postimin e tij, Mamaqi është shprehur i habitur nga ajo që ndodhi në transmetim live, duke thënë se në 25 vite eksperiencë në televizion nuk kishte parë një situatë të tillë.

Sipas tij, momenti ka qenë shumë i rëndë dhe ka lënë një ndjesi të pakëndshme për publikun.

Image Foto: Instagram

Ai ka vlerësuar edhe mënyrën si Arbana e menaxhoi situatën në moment, duke ruajtur qetësinë dhe duke mos e lejuar konfliktin të përshkallëzohej më tej në studio.

Në të njëjtin reagim, Mamaqi ka kritikuar sjelljen e Fabjolës, duke e quajtur të papranueshme për një format televiziv.

Ai ka ngritur edhe pyetjen nëse një sjellje e tillë mund të tolerohet brenda një spektakli me rregulla të qarta, duke lënë të kuptohet se duhet reflektim për kufijtë e komunikimit në ekran.

Ola nga ana tjetër u ndje e penduar për veprimin ndaj Osmanit, por që të njëjtën gjë e kishte bërë një konkurrente kundrejt saj. /Telegrafi/

InfoShqip