
Europa futbollistike dhe jo vetëm, është gati të shijojë sonte një tjetër ndeshje të mrekullueshme në çiftin Bajern- Paris Saint-Germain.
Mesjavën e kaluar në Paris, në aktin e parë të kësaj gjysmëfinale, u shënuan 9 gola për një fitore të bukur 5 me 4 të skuadrës së Luis Enriches.
Ndaj duke marrë në konsideratë historinë e asaj sfide, por edhe potencialin sulmues dhe lojën që zhvillojnë të dyja ekipet edhe përballja sonte në orën 21:00 që transmetohet në Vizion Plus, pritet të jetë po kaq e bukur.
Kampionët në fuqi të Europës nisen si favoritë vetëm nga rezultati i ndeshjes së parë.
Parisienët kërkojnë finalen e tretë në histori. Pas një pjese të parë të edicionit jo në top formë, ata kanë përsëritur veten pasim, sikurse edhe në edicionin e kaluar kanë ardhur në rritje dhe tani janë në super formë.
Shqetësimi i vetëm i madh i trajnerit Luis Enrike sonte është krahu i djathtë i mbrojtjes, pasi mungon Ashraf Hakimi, por me lojtarë të tillë në ekip si Vitinja, Kvaratshkelia, Zhoao Neves, Dembele apo Due.
Parisi është ekipi që ka shënuar më shumë se kushdo në Champions, 43 gola, një më shumë sesa Bajerni.
Tekniku i francezëve Luis Enrike mund të jetë i qetë. Sipas tij Bajerni është skuadra më e fortë në karrierën si trajner ndaj së cilës është ndeshur.
Enrike tha se kur luan ndaj bavarezëve ke gjithmonë diçka për të mësuar. Trajneri spanjoll e quajti sfidën Paris-Bajern një rivalitet të tipit Xhokovic-Federar në këtë epokë të Championsit.
Në krahun tjetwr Vinsent Kompani vlerësoi maksimalisht PSG, kampionen në fuqi të Europës, por u shpreh i bindur se në “Allianz” Bajerni i tij ka potencialin për të përmbysur këdo.
Bajern është një ekip me statistika të frikshme në fazën ofensive në këtë sezon. Vetëm Olize-Kane dhe Diaz kanë shënuar mbi 100 gola së bashku.
Mirëpo të dhënat për mbrojtjen nuk janë kaq optimiste sa sulmi. Gjermanët i besojnë një atmosfere që pritet të jetë elektrizuese në “Allianz”.
Një tjetër lajm i mirë për Vinset Kompani është rikthimi në dispozicion i lojtarëve si Lenan Karl dhe Guerrero, ndërsa Gnabri është mungesa e vetme me peshë.
Precedenti më i rëndësishëm mes këtyre dy klubeve është finalja e Champions në 2020, fituar nga Bajern 1 me 0 në kohën e pandemisë. Ndeshja sonte do të gjykohet nga portugezi Zhoao Pinjeiro dhe transmetohet në Vizion Plus në orën 21:00.
