E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Arrestohet një 23-vjeçar në Shtime për sulm dhe dhunë në familje

Image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj (DRP-Ferizaj) ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për sulm dhe dhunë në familje në Shtime.

Sipas komunikatës për media, më 6 maj 2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 5 maj 2026.

“Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se i dyshuari, një mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje.

“I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje”, thuhet më tej.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”, bën të ditur DRP-Ferizaj.

Po ashtu, policia ka njoftuar se viktima është vendosur në një vend të sigurt. “Viktima është vendosur në një vend të sigurt”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

InfoShqip