E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Irani s’do ta dorëzojë lehtë kontrollin mbi Hormuzin, thotë ish-komandanti i Marinës Mbretërore Britanike

Screenshot 2026 05 07 072340

Ish-kreu i Marinës Mbretërore Britanike, Admiral Alan West, i ka thënë televizionit BBC se nuk pret që Irani ta dorëzojë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit “derisa të arrihet pajtim për të gjitha llojet e gjërave të tjera”.

Sipas tij, situata e tanishme është lehtë e parashikueshme.

“[Operacioni amerikan] Furia Epike ka qenë katastrofë epike, nëse shikoni në ato se çfarë [ShBA-ja] synonte t’i arrinte” – tha ai, duke iu referuar emrit që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ia ka vënë fushatës ushtarake kundër Iranit.

“Ishte goxha e qartë menjëherë se, porsa të hysh në luftë me Iranin, ata do ta mbyllin ose do të mundohen që ta mbyllin Ngushticën e Hormuzit” – shtoi admirali.

Sipas tij, rihapja e rrugës së rëndësishme detare do të varet nga Irani dhe nga ajo nëse Teherani është i kënaqur me temat që vendosen në tavolinën e bisedimeve.

“Nëse iranianët nuk do ta sulmojnë lundrimin [e anijeve], atëherë ngushtica mund të hapet” – tha admirali britanik.

The post Irani s’do ta dorëzojë lehtë kontrollin mbi Hormuzin, thotë ish-komandanti i Marinës Mbretërore Britanike appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip