E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital

IMG 0830 800x345

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në ambientet e institucionit.

Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se shumë prej tyre patën komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Akademia e Sigurisë ka kontratë me një kompani private, e cila ofron shërbimin e kateringut për tre vaktet ushqimore të studentëve.

Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të incidentit.

InfoShqip