Një grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e emergjencës në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:45, në Ferizaj.
Tutje thuhet se foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.
“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes. Rr. Ramadan Rexhepi , 05.05.2025 – 19:45. E dyshuara femër k- shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe”, ka thënë Veseli.
Siç tha ai me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore.
“Derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë ndër të tjera Veseli.
