E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Monika befason duke treguar një fakt për Bebe Rexhën: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar

Bebe

Politikania e njohur shqiptare Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për aktualitetin, por edhe për raportet e saj me disa figura të njohura që i janë shfaqur në studio përmes imazheve, duke i komentuar një nga një.

Gjatë rubrikës, Kryemadhit iu shfaq edhe portreti i artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me të cilën ajo është kushërirë e afërt. Monika nuk nguroi të flasë me superlativa për këngëtaren, duke e quajtur “shumë funny”, “të jashtëzakonshme” dhe “shumë të mirë”, teksa shprehu edhe entuziazmin për projektin e saj më të ri.

“Është shumë funny, është e jashtëzakonshme. Është shumë e mirë, jam shumë e lumtur, vdes për këngën e saj të re ‘New Religion’, është shumë ritmike. Po ecën shumë mirë që kur është bërë artiste e pavarur, e ka sfidë shumë të madhe. Është shumë e talentuar, është shumë e dashur…”, është shprehur Kryemadhi.

Në vazhdim, ajo e përshkroi Rexhën edhe me një ton më familjar, duke thënë se “nga mendja është një fëmijë dhe nga emocionet”, ndërsa komenti që mori më së shumti vëmendje ishte ai për preferencat e këngëtares për meshkujt.

“Vdes për një burrë shqiptar, dhe unë i them: çfarë të duhet një burrë shqiptar?”, ka thënë Kryemadhi, duke e shoqëruar deklaratën me të qeshura dhe duke e paraqitur si një batutë mes tyre.

Kryemadhi, ndërkohë, ka qenë shumë aktive në ekranet televizive gjatë muajve të fundit. Kjo lidhet edhe me faktin se ajo ishte opinioniste në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP Albania, rol që e riktheu shpesh në vëmendjen e publikut dhe medias.

The post Monika befason duke treguar një fakt për Bebe Rexhën: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip