
Miliona qytetarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po votojnë sot në raundin më të madh të zgjedhjeve lokale që nga ardhja në pushtet e Partisë Laburiste në vitin 2024.
Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin, ndërsa qytetarët në Skoci dhe Uells po zgjedhin drejtuesit që do të qeverisin vendet e tyre.
Në Angli, votuesit do të zgjedhin rreth 5 mijë këshilltarë në 136 autoritete lokale, si dhe gjashtë kryetarë bashkish.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se këto nuk janë zgjedhje të përgjithshme, pasi vendet në parlamentin britanik në Westminster nuk do të kontestohen.
Megjithatë, procesi konsiderohet i rëndësishëm politikisht, pasi do të tregojë mbështetjen aktuale të qytetarëve për partitë kryesore në Britaninë e Madhe.
Vendvotimet do të mbyllen në orën 22:00, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen gjatë natës.
The post Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot appeared first on Gazeta Express.
