E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Shqipëria mikpret Kongresin Botëror të Ligjit, Presidenti Cremades tregon pse u zgjodh Tirana: Ne mund të mësojmë nga ju

WhatsApp Image 2026 05 07 At 10.42.07 725x400

Javier Cremades, President i Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit, ka shpjeguar arsyet pse Shqipëria dhe Tirana u përzgjodhën si mikpritëse të një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Gjatë sesionit të hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare Cremades deklaroi bota po përballet me një sfidë të re, ku demokracitë po hasin vështirësi dhe autokracitë po bëhen më funksionale.

Cremades vlerësoi gjithashtu transformimin e Shqipërisë dhe reformën në drejtësi si një proces të rëndësishëm ndryshimi institucional.

Ai theksoi se përvoja shqiptare mund të shërbejë si shembull në diskutimet globale mbi sundimin e ligjit dhe integrimin europian.

Javier Cremades, President, Shoqata Botërore e Juristëve, Fondacioni Botëror i Ligjit: Dua të sqaroj pse u zgjodh Shqipëria dhe Tirana, çfarë do të ndodhë dhe çfarë avantazhi do të merrni. Kemi parë që ka qenë një botë shumë e rrezikshme, e ndarë nga një perde e hekurt, nga njëra anë e së cilës ishte totalitarizmi. Ju e dini nga cila anë e kësaj perdeje keni qenë. Njerëzt donin të arratiseshin nga totalitarizmi dhe të arrinin në ato hapësira ku prosperiteti ishte i mundr. Sot përballemi me një situatë më konkrete. Autokracitë po bëhen më funksionale dhe demokracitë po lodhen, po bëhen jofunksionale. Si do të mundemi ne sot të prmovojmë një dinjitet njerëzor në kapacitetin më të mundëshm të cilin mund ta sigurojë vetëm sundimi i së drejtës. Ka tre sfida kryeore, njëra është aksesi te e vërteta. Është e vështirë që sot në botën digjitale ne t’i detyrojmë qytetarët të jenë të mirëinformuar për të vërtetën. Pse u zgjodh Tirana, Shqipëria? Sepse ne mendojmë se mund të mësojmë nga ju.

Në këtë vend të vogël ju keni disa gjëra që janë kaq interesante. Këtu jetojnë besime të ndryshme fetare në harmoni. Kryeministri juaj është një nga miqtë për të mirë të presidentit të vendit itm dhe një nga miqtë më të ngushtë të Trump. A mund të mendojmë ndodnjë vend tjetër që mund të ketë një pozicion kaq të favorshëm aktualisht. Transformimi i vendit tuaj dhe i reformës tuaj në drjetësi na bën që ne të vijmë në Shqipëri. Cila është lidhja mes komunitetit dhe sundimit të ligjit. Ju duhet të tranformoni shqoërinë tuaj dhe sistemin tuaj për tu futur në BE. Këtë gjë e keni bërë nëpërmejt përgatitjeve të vogla përmes Reformës në Drejtësi.

InfoShqip