Në qendër të Linzit në Austri tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri.
Siç raporton gazeta lokale “Krone” në Linz , një burrë i moshuar dyshohet se ka qëlluar gruan dhe vajzën e tij përpara një biznesi gastronomik dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Krimi me armë është relativisht i rrallë në Austri, me vetëm rreth 0.2 persona për 100,000 në vit që vriten nga të shtënat me armë zjarri.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. /abcnews.al
