Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se tani janë pesë raste të konfirmuara të hantavirusit në këtë shpërthim.
Tedros Ghebreyesus u tha gazetarëve se janë raportuar gjithsej tetë raste të virusit, prej të cilave pesë të konfirmuara dhe tre të dyshuara.
Ai tha se lloji Ande i hantavirusit – që po e shkakton këtë shpërthim – ka më shumë gjasa të transmetohet midis anëtarëve të familjes, partnerëve intimë dhe personave që ofrojnë kujdes mjekësor.
Asnjë nga pasagjerët apo ekuipazhi që ndodhen aktualisht në anijen MV Hondius nuk ka simptoma, shkruan skynews.
Por është e mundur që të raportohen edhe raste të tjera të virusit për shkak të periudhës së inkubacionit, e cila mund të zgjasë deri në gjashtë javë, tha Ghebreyesus.
Ndryshe, hantavirusi përfaqëson disa grupe të viruseve që përmbajnë ARN (që janë anëtarë të familjes së virusit të Bunyaviridae) që barten nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë infeksione të rënda të frymëmarrjes të quajtur Sindroma Pulmonare Hantavirus (HPS) dhe ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS). /Telegrafi/
