E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“U bë i dukshëm nga kontrasti që kishte”, Nesturi: Servet Pëllumbi në ‘96 i bëri ballë egërsisë së Berishës

TIRANË– Analisti Plator Nesturi, i pranishëm në emisionin Real Story”, u shpreh se ish-kryeparlamentari, Servet Pëllumbi dha kontribut të vyer në një nga periudhat më të vështira politike në vend.

Sipas Nesturit, kontrasti mes figurës së Pëllumbit dhe modelit politik të kohës e bëri atë më të dukshëm në opinionin publik. Ai shtoi se viti 1996 e ngriti figurën e Servet Pëllumbit për mënyrën se si menaxhoi situatën politike dhe përballjen me pushtetin e asaj kohe.

“Servet Pëllumbin, e bën të dukshëm kontrasti që kishte, pozicioni, figura e tij dhe aktiviteti i tij. Me një model si Berisha, ne e kuptuam shumë shpejt që ky vend nuk është se do bënte përpara,. dhe ata që do e merën përsipër që ta çonin përpara këtë proces do dështonin shumë shpejt. Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi apo Namik Dokle na dukeshin të vjetër, edhe në fjalorin e tyre, por tani që jemi në kohën tjetër, ndoshta dhe ne nuk dinim çfarë kërkonim.

Viti 1996, e ngriti figurën e Servet Pëllumbit, për mënyrën se si e menaxhoi situatën. Kishim dhe një lloj mllefi të pushteti të Berishës, që e shikonte veten shumë të egër dhe ka përdoru të gjitha format, policinë, ka mbajtur një menaxhim shumë të kujdesshëm”, tha ai. /abcnews.al

InfoShqip