E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

EMRI/ Atentat në Sarandë, vritet pronari i një karburanti

Një person është vrarë me armë zjarri pak minuta më parë në Gjashtë të Sarandës. Viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një pike karburanti në zonë.

Sipas të dhënave të para, ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe motivit të sulmit.

 

InfoShqip