E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Gjenerali Prenga: Irani i dëmtuar ushtarakisht, por programi bërthamor mbetet ngërçi kryesor

Gjenerali Dedë Prenga është shprehur se tensionet mes Iranit dhe vendeve perëndimore vijojnë të mbeten të larta, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për një marrëveshje të re mbi programin bërthamor iranian.

Në një intervistë në “War Report” në ABC News, gjenerali Prenga theksoi se ndërmjetësimi i Pakistanit ka afruar palët drejt një dakordësie në parim, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje konkrete përfundimtare.

“Me ndërmjetësimin e Pakistanit kam bindjen se jemi afruar për të patur një marrëveshje. Por së pari në parim për t’u dakordësuar”, deklaroi Prenga.

Gjenerali theksoi se dëmet e shkaktuara ndaj kapaciteteve të Iranit kanë reduktuar përkohësisht mundësinë që Teherani të përbëjë kërcënim për Izraelin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

“Deri tani do thoja se i është hequr mundësia Iranit në mënyrë të përkohshme në dëmet e shkaktuara për të qenë kërcënim për Izraelin, vendet e Lindjes së Mesme e më gjerë. Pasi kapacitetet e Iranit janë dëmtuar”, u shpreh ai.

Megjithatë, sipas Prengës, pengesa kryesore mbetet programi bërthamor iranian dhe çështja e Ngushticës së Hormuzit, të cilat vijojnë të konsiderohen si elementë presioni dhe kërcënimi në rajon.

InfoShqip