Google DeepMind, Microsoft dhe xAI kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë e SHBA-së për të lejuar testimin e hershëm të modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale për rreziqe të sigurisë kombëtare, tha të martën Departamenti i Tregtisë.
Qendra e departamentit për Standardet dhe Inovacionin në AI tha se partneritetet do të mundësojnë testime dhe kërkime para vendosjes në përdorim, për të vlerësuar më mirë aftësitë e avancuara të AI-së dhe për të përmirësuar sigurinë.
Marrëveshjet do t’i mundësojnë gjithashtu qeverisë të vlerësojë modelet para publikimit dhe të kryejë vlerësime edhe pas përdorimit. Qendra tha se ka përfunduar tashmë më shumë se 40 vlerësime, përfshirë shqyrtimin e sistemeve të avancuara të AI-së që ende nuk janë publikuar.
Zhvilluesit shpesh i ofrojnë qendrës modele nga të cilat janë hequr ose reduktuar masat mbrojtëse, për të mundësuar një vlerësim më të plotë të aftësive dhe rreziqeve që lidhen me sigurinë kombëtare, shtohet në njoftim.
“Matja e pavarur dhe rigoroze është thelbësore për të kuptuar AI-në e avancuar dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare”, ka thënë drejtori Chris Fall.
“Këto bashkëpunime të zgjeruara me industrinë na ndihmojnë të zgjerojmë punën tonë në interes publik në një moment kritik”, ka shtuar ai.
