E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Rrahu nënën, arrestohet një person në Shtime

Image

Një person është arrestuar në Shtime, nën dyshimet për sulm, kanosje dhe dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 7 maj 2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime, ku një grua ka deklaruar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.

Bëhet e ditur se viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, pas lëndimeve të pësuara.

I dyshuari, një mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

InfoShqip